INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“O pjeshke, hape rrugën”, kush e ngacmoi “Zogun e Tiranës” para Kuvendit

“O pjeshke, hape rrugën”, kush e ngacmoi “Zogun e Tiranës” para Kuvendit

Publikuar më: 09:07 06-10-2017

Mëngjesin e sotshëm Hermes Nikaj ka shkuar përpara Kuvendit. Ka qenë i vështirë momenti i gjetjes së këtij institucioni nga Hermes Nika, por më në fund ia ka arritur.

Ai ka tentuar të marrë në intervistë disa politikanë, por gjithçka i ka rezultuar e dështuar. Hermesi ka arritur të dallojë me saktësi momentin kur ka mbërritur kryeministri Edi Rama dhe ka nisur t'i thurë atij lëvdata.

Teksa njëri nga drejtuesit e automjeteve të shtrenjta që renditen para Kuvendit ka tentuar të dalë nga institucioni, Zogu i ka prerë rrugën për t'i marrë një intervistë, mirëpo, gjërat nuk kanë shkuar siç e ka menduar, “Më tha "hape rrugën o pjeshke!" Ishte një djalë simpatik me syze. Nuk e njoh”.

Se kush është djali simpatik që "gjuajti" Zogun ne nuk e dimë, ama ai nuk dorëzohet deri sa të marrë ndonjë intervistë, shkruan jeta osh qef.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215