DJ Sardi është nisur për të performuar në një lokal të Shkodrës, por kamera e fshehtë e emisionit “Piranjat” i kthehet në një ferr të vërtetë. Bashkëpunëtore e kurthit është gruaja e tij Jonisa Sinorukaj. Ajo ka një merak: Ndërsa DJ i famshëm bredh nëpër botë, Jonisa kujdeset për të voglin e saj. Por gjithçka e ka një limit, ndaj ajo ka vendosur të “hakmerret”.
Sardi ndalohet disa herë nga policia, rrugës për në Shkodër, ndërsa i sajohen edhe aventura të tjera. Por, kupa mbushet kur përballet me një pronar lokali tepër injorant, i cili është fans i këngëve me çifteli.
Pasi gjatë gjithë performancës, DJ Sardi nuk arrin ta kënaqë punëdhënësin, ky i fundit, hakmerret duke refuzuar ta paguajë dhe, situata përfundon aq keq sa Dj Sardi detyrohet të zihet me pronarin duke “e kërcënuar” me jetë.