Në mbrojtje të nismës së qeverisë për mbylljen e lojrave të fatit nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ishte një moment për t’ju kthyer përgjigje të gjithë kritikëve. Ata që kërkojnë punë, e që ja kërkojnë këtë kryeministrit përmes rrjeteve sociale kanë një përgjigje të qartë dhe të prerë nga Edi Rama. Edhe pse me një gjuhë të ashpër ndaj tyre, Rama nuk kursen edhe ironinë ndaj tyre.
Edi Rama:
“Se kjo hap vende pune o plako, o plako s’ka vende punë. Është një shprehje e atyre që rrinë me telefon në dorë dhe që zgjohen mundësisht pas orës 9 të mëngjesit.
Nuk jetohet me 240 mije lek plako. E di plako por duhet filluar me kaq dhe më pas shkon edhe më shumë”.