INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“O shpirrrrt, o më i bukuri, më i miri”, Ermal Mamaqi “zbulon” mesazhet që i dërgonte Luana Vjollca [FOTO]

“O shpirrrrt, o më i bukuri, më i miri”, Ermal Mamaqi “zbulon” mesazhet që i dërgonte Luana Vjollca [FOTO]

Publikuar më: 09:59 04-03-2018

Ermal Mamaqi publikon mesazhet, ja çfarë “i shkruan” Luana Vjollca. 

Që kur nisi emisioni i Luanës “Shiko kush luan”, nisi një debat mediatik se cili emision do ishte më i shikuari, i moderatores apo i Ermal Mamaqit për vetë faktin se ishin në të njejtën fashë orari dhe në të njejtën ditë.

Shpesh herë është diskutuar në rrjetet sociale lidhur me këtë dhe vetë moderatorët janë ngacmuar me komente të ndryshme.

Të njejtën gjë ka bërë Ermali, mbrëmjen e kaluar në “Xing me Ermalin” ku kishte të ftuar aktorin e njohur Gent Hazizin, i cili së fundmi ishte i angazhuar si kapiten i njërës prej skuadrave në emisionin “Shiko kush luan”, të Luana Vjollcës.

Ermali e pyeti Gentin nëse ja vlen ta shohësh emisionin “Shiko kush luan”, meqënëse nuk e kishte parë asnjëherë. “Pse gënjen, ti e shikoje. M’i ka treguar Luana mesazhet që i çoje”, u shpreh Genti.

“Më detyrove tani të tregoj mesazhet që më çonte mua Luana”, ja ktheu Ermali dhe nisi të lexonte.

“O shpiiiiirt, o më i bukuri, më i miri”, po lexonte Ermali duke habitur publikun, por nuk zgjati shumë dhe në fund vuri re se po lexonte mesazhet nga e ëma dhe jo nga Luana.

mesazh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023369789123535