Këngëtarja, Bleona Qerreti, ka lajmëruar me anë të disa postimeve në rrjeteve sociale, që shpejti do e shohim edhe si aktore, në serialin e famshëm amerikan,"Paper Empire".
Ajo shpesh herë ka postuar foto ku tregon se është në xhirime, gjë që ka nxitur edhe komentet nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Në foton e fundit, ku shfaqet nën shoqërinë e mikut të saj shkrimtarit, Robert Gillings, një komentues i shkruan:
"Pse je katandisur kështu? Nuk e shikon atë shoqen si është veshur. Pse na turpëron si Shqipëri?".
Ndërkohë reagimi nga ana e Bleonës ka qenë i menjëhershëm dhe si duket nga fjalët e shkruara, ajo është inatosur tej mase:
"O ti hajdar, na fal që të ‘turpërova’, po unë jam me veshjen e filmit se jam me xhirime, kurse ajo ‘shoqja’ është një nga asistentet e produksionit në film. Teknikisht personi që më sjell kafenë. Po pse harxhoj frymën unë me ty dhe nuk ta bëj bllok ashtu siç e meriton ti ‘nona e moralit’, atë nuk e kuptoj.”
Këngëtarja më pas i ka fshirë të dyja komentet e mësipërme. Edhe të sajin, edhe të komentuesit!/intv.al