Tayna i ka kërkuar llogari reperes gjermane Shirin David, pasi i ka kopjuar një ndër shprehitë ose le të themi një nga pasthirmat më tipike të saj në një këngë të fundit.
Në fakt reperja shqiptare i kërkon koleges t’i japë meritat pasi sipas saj, zëri i përdorur në këngë është i vetë Tayna-s.
Kjo e fundit ka publikuar një sërë videosh në Instastory, përmes të cilave tregon përdorimin e pasthirmës “Argh” në çdo këngë.
“Hey ms Brazilian butt lift, të paktën më jep merita që ke përdorur zërin tim”, i shkruan Tayna duke i bërë tag në postim Shirin-it, shoqëruar me një emoji puthjeje.