Nëse ka një videoklip në të cilin Nora Istrefi nuk e pëlqen aspak veten e saj ai është “Bamboleo”.
Këngëtarja duket shumë seksi në disa skena me rroba banje buzë detit atje, por çuditërisht asaj nuk i pëlqen fare.
E ftuar në “Xing me Ermalin”, Nora është pyetur për atë këngë që nuk do të donte që vajza e saj Renee ta shihte. Pasi u mendua paksa, Nora tregoi se kënga e saj që nuk i pëlqen dhe se do ta fshijë nga Youtube është Bamboleo.
“Është një këngë dhe klip që nuk më pëlqen, kënga quhet Bamboleo. Është realizuar para disa viteve dhe të them të drejtën nuk e di pse nuk më pëlqen. Në atë moment më ka pëlqyer, më është dukur këngë e mirë. Mirëpo kur u bë videoklipi pashë se nuk më përkon mua, nuk më shkon fare. Tani që e shikoj them ‘O Zot’. Nuk e kam fshirë akoma por do ta fshi”, u shpreh Nora.
Epo para se ta bëjë këtë, hidhini një sy për herë të fundit!