Të fiksuarit pas Beyonces kanë për ta pëlqyer shumë këtë.
Ndërsa mbajti një fjalim të shtunën në Universitetin e Howardit, Presienti Obama la të kuptohej admirimi që kishte për Beyoncen.
“Kur po diplomohesha unë, nuk kishte gjykatës apo drejues kompanish me ngjyrë, heroi ynë i vetëm ishte Mr. T. Rap dhe hip hop-i ishte një kulturë underground” u tha ai të diplomuarve të shkollës më të famshme për studentët me ngjyrë në Washington D.C. “Kurse tani Shonda Rhimes zotëron mbrëmjet e së enjtes ndërsa Beyonce zotëron botën”.
Shonda Rhimes është producentja televizive dhe skenaristja që qëndron pas serialit “Grey’s Anatomy” i cili jepet në televizionin ABC me një shikueshmëri mjaft të lartë, të enjteve mbrëma.
Gjithsesi deklarata e mësipërme, e bën Obamën automatikisht një “Beyhive” dhe Beyonce i detyrohet së paku një “Lemonade”!