INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obama i

Obama i "shtrin" dorën Putin

Publikuar më: 13:10 01-07-2016

Pas deklaratës së OKB për të kërkuar hetimin e popullit Sirian se Rusia po përdor bomba në zonat civile, Presidenti i SHBA, Obama ka marrë masa mbi çështjen, por këtë herë duke kërkuar bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të Moskës.
Presidenti amerikan Barack Obama ka propozuar që të thellojë bashkëpunimin ushtarak midis SHBA dhe Rusisë në mënyrë që Rusia të mos bombardojë më forcat rebele të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.
Obama ka dërguar marrëveshjen zyrtare në Rusi, pas disa javësh negociatash, e cila kërkon që SHBA në radhë të parë të bashkojnë forcat me Rusinë për të goditur grupin al-Nusra Front armatosur, forcat Siriane të Al-Kaedës, shkruan ‘The Washington Post’
Nga ana tjetër, marrëveshja përcakton se Rusia do ti bëjë presion qeverisë së Presidentit Sirian Bashar al-Asad për të ndaluar bombardimet mbi grupet rebele të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717