INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obama mbërrin në Vietnam, njofton heqjen e embargos së armëve

Obama mbërrin në Vietnam, njofton heqjen e embargos së armëve

Publikuar më: 12:09 23-05-2016

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka deklaruar se amerikanët kanë hequr plotësisht embargon e armëve të vendosur ndaj Vietnamit.

Deklarata e tij erdhi gjatë takimit me homologun e tij vietnamez, Tran Dai Kuang, në kuadër të turit aziatik.

Heqja e embargos ishte kërkuar vazhdimisht nga zyrtarët e Vietnamit, të cilët kishin bërë edhe kërkesa zyrtare. Një gjë e tillë shihet si një tjetër hap pozitiv për përmirësimin e marëdhënieve diplomatike, për dy vendet të cilat dikur kanë qënë në luftë.

Më herët presidenti foli edhe përvizitën e tij në Japoni, ku nënvizoi se nuk do të kërkojë falje gjatë vizitës së tij në Hiroshima, për sulmet bërthamore të amerikanëve në Luftën e Dytë Botërore:

“Unë nuk do të kërkoj falje për bombardimet sepse në mes të një lufte, liderët marrin shumë lloje vendimesh dhe është detyra e historianëve që t’i ekzaminojnë ato”, ishin fjalët e Obamës.

Më tej, lideri i Washingtoni u shpreh se qëllimi i turit të tij është forcimi i marrëdhënieve mes SHBA-së dhe aleatëve aziatikë si dhe promovimi i një të ardhmeje më të mirë, e cila mund të arrihet përmes paqes dhe dialogut.

Ai përsëriti edhe njëherë mesazhet për një botë pa armë nukleare. Obama do të vizitojë Hiroshimën këtë të premte, gjë që ndodh për herë të parë nga një president amerikan.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504