INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Obama në lotë gjatë fjalimi të lamtumirës [VIDEO]

Publikuar më: 09:31 11-01-2017

Fjalimi i fundit i Obamës mori një kthesë emocionale, kur ai falënderoi zonjën e parë, gjë që shkaktoi ovacion në qendrën e konventës.

Ai tha: “Michelle – kanë kaluar njëzet e pesë vjet, ti ke qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por  edhe mikja ime më e mirë. Ti more një rol të cilin  nuk e kërkove dhe e bëre në mënyrën tënde, me kurajë, stil dhe humor të mirë.” Michelle buzëqeshi, duke mbajtur mezi lotët.

Presidenti gjithashtu shpërtheu në  lot  dhe vazhdoi:” E ke bërë Shtëpisë së Bardhë një vend që i përket të gjithëve. Brezat e ri do të mund të shohin më lart, sepse të kanë ty si model. Më ke bërë krenar, dhe e ke bërë vendin krenar”, tha Obama.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391