INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obama Out! Presidenti i SHBA mban fjalimin e lamtumirës sonte

Obama Out! Presidenti i SHBA mban fjalimin e lamtumirës sonte

Publikuar më: 19:53 10-01-2017

Epokës Obama po i vjen fundi, dhe presidenti në ikje, do të mbajë fjalimin e lamtumirës. Ai ndodhet në Chicago, nga ku pritet të përshëndesë popullin e tij pas 8 vitesh në krye të shtetit më të fuqishëm në botë. Fjalimi do të mbahet në orën 3 të mëngjesit sipas zonës kohore të Evropës, dhe pritet që zoti Obama do t’i trajtoj temat nga fillimi i presidencës së tij, përfshirë idenë se amerikanët kanë më tepër gjëra që i bashkojnë, se sa që i përçajnë.

55 vjeçari me shumë mundësi do të mbrojë arritjet e presidencës së tij, duke përfshirë këtu reformën madhore në shendetësisë “ObamaCare”, marrëveshjen ndërkombëtare, që synon ndaljen e programit atomik të Iranit, dhe përmirësimin e raporteve me Kubën.

Të gjitha këto politika janë sulmuar nga pasardhësi i tij, presidenti i zgjedhur republikan, Donald Trump.

Në një video të Shtëpisë së Bardhë, që i paraprin fjalimit, presidenti Obama, thotë se e konsideron këtë fjalim lamtumire si “rast për të  falënderuar për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm” dhe për të reflektuar mësimet që i ka marrë gjatë tetë viteve të fundit në këtë post.

Presidenca Obama përfundon më 20 janar, kur në shkallët e ndërtesës në Kapitoll në Uashington, inaugurohet presidenti i zgjedhur, Donald Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0044338703155518