INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obama pranon gabimin e presidencës së tij

Obama pranon gabimin e presidencës së tij

Publikuar më: 12:47 11-04-2016

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, është shprehur se dështimi për t’u përgatitur për pasojat e rrëzimit të liderit të Libisë, Gaddafi, ishte gabimi më i madh gjatë presidencës së tij.

Këtë deklaratë, presidenti Obama e bëri gjatë një interviste për televizionin “Fox News”. Megjithatë, ai theksoi se ndërhyrja në Libi, ishte pikërisht ajo çka duhej të bërë.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që presidenti Obama shpreh pendesë për Libinë. Muajin e kaluar në një tjetër intervistë, Obama tha se operacioni në Libi shkoi ashtu siç duhej, por vendi tashmë është në kaos. Madje, ai kritikoi edhe Francën me Britaninë, në veçanti kryeministrin Cameron duke thënë se u shpërqëndruan pas ndërhyrjes.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera kryen sulme ajrore të projektuara për të mbrojtur civilët gjatë kryengritjes së vitit 2011. Megjithatë, pasi presidenti i Libisë u vra, vendi u fut në kaos, njoftojnë mediat e huaja. Militantët e Shtetit Islamik, ISIS, morën terren dhe një numër i madh njerëzish nisën të largohen nga Libia në përpjekje për të mbërritur në Evropë. Ndërkohë këtë muaj ka ardhur në pushtet qeveria e unitetit kombëtar e mbështetur nga OKB-ja.

Sa i përket arritjeve gjatë presidencës së tij, Obama tha se momenti më i mirë ka qenë kur kaloi reformat e kujdesit shëndetësor.

Article Logic
Execution time: 0.0032241344451904