Presidenti Barack Obama dha Medaljet e fundit Presidenciale të Lirisë për emra të mëdhenj të Hollywood, botës së sportit. Për shumë prej tyre në listë, liberalët që mbështetën Hillary Clinton, mund të jetë shansi i fundit që marrin dekoratë më të lartë civile të vendit pas zgjedhjes së Trump si President.
Nga një podium në Shtëpinë e Bardhë, Obama shpjegoi se çmimet janë dhënë për amerikanët që “kanë forcuar bashkimin tonë, na kanë shtyrë drejt progresit”.
Komediania, Ellen DeGeneres është lavdëruar nga presidenti amerikan për ndikimin e saj në lëvizjen e të drejtave të homoseksualëve. Disa nga të famshmit që morën dekoratën dhe që ishin kundra zgjedhjes së Trump ishin Robert De Niro, Bruce Spingsteen, Ellen DeGeneres dhe Tom Hanks.
“E dashuroj këtë eveniment. Është mbresëlënës. Kemi këtu artistë, atletë, aktorë të njohur, shërbyes të publikut,” tha Obama.