INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obama, vizitë historike në Kubë; republikanët kundër presidentit

Obama, vizitë historike në Kubë; republikanët kundër presidentit

Publikuar më: 12:21 18-02-2016

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, pritet të vizitojë Kubën në javët e ardhshme. Kjo është cilësuar si një vizitë historike, pasi Obama është presidenti i dytë amerikan që viziton këtë shtet.

Vizita e parë është kryer në vitin 1928 nga Calvin Coolodge. Mirëpo, kjo vizitë e Obamës nuk është pritur mirë nga republikanët, të cilët kanë kritikuar presidentin, duke argumentuar se vizita nuk duhet të kryhet në një kohë kur pushteti mbahet nga familja Kastro.

Uashingtoni dhe Havana kanë rivendosur marrëdhëniet diplomatike korrikun e kaluar, duke hequr kufizimet tregtare, pas një ngrirje prej 54 vitesh.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322