INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Obeziteti dëmton kujtesën. As ushtrimet nuk japin më efekt [Video]

Publikuar më: 17:10 11-01-2017

Një studim ka gjetur se ushtrimet e trurit janë një trajtim standard për moshën mbi 65 vjeç për të mbajtur neuronet aktive. Por shkencëtarët kanë arritur në rezultatin se trajnimet njohëse të trurit krahasuar me indeksin e masës trupore, kishin më pak ndikim tek personat obezë. Nga ushtrime të tilla, si bisedat për kujtesën dhe ushtrimet vizuale që ofrohen gjatë trajnimit tek personat mbipeshë përfitohet vetëm një e treta, ndërsa të të moshuarit e tjerë trajnimi është më i efektshëm. Ekspertët paralajmërojnë se gjetjet ofrojnë një paraqitje të shkurtër të ndikimit paralizues që ka mbipesha dhe pasiviteti në të gjitha aspektet e jetës sonë. Për të përcaktuar përgjegjësitë për trajnimet e kujtesës shkencëtarët studiuan mbi 10 vjet. Rreth 2800 persona me një moshë mesatare 74 vjeç morën pjesë në studim, ku tre të katërtat ishin femra. Ata krahasuan trajektoret e performancës njohëse në të moshuarit me obezitet , dhe tek ata me peshë normale duke parë se kush përfitonte nga trajnimet dhe kush jo. Studimi tregoi se obeziteti është një factor që ndikon në dëmtimin e njohjes. Sipas studiuesvëe obeziteti në moshën e mesme në veçanti është një faktor i fuqishëm i rrezikut për dëmtim e njohës që shfaqet gjatë moshës së tretë e që shkon deri në çmendje.

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771