INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Obobo ajo, obobo kjo …” Ermal Mamaqi tregon sa xheloze është Ami për femrat me të cilat ai punon

“Obobo ajo, obobo kjo …” Ermal Mamaqi tregon sa xheloze është Ami për femrat me të cilat ai punon

Publikuar më: 14:32 19-11-2020

Mbrëmjen e kaluar, aktori, producenti dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi ishte si rrallëherë në një intervistë, ku foli gjerë e gjatë për jetën e tij personale, punën e planet e së ardhmes.

Gjatë intervistës në “Roped with Olsi”, Ermali tregoi gjithashtu edhe arsyen pse është larguar këto kohë nga ekrani.


Ai shpjegoi se u largua nga televizioni për t’u futur në fushën e kinematografisë fillimisht dhe më pas, gjatë periudhës së karantinës, aktori shprehet se ka pasur një vizion, i cili e ka shtyrë të merret me trajnime.

“Korona ka ndryshuar planetin. Gjërat nuk janë më si më parë. Planeti po ndryshon. Fjetëm në një botë dhe u zgjuam në një botë tjetër. Gjithçka ka ndryshuar. Një natë unë pata një vizion. Të nesërmen unë bëra një video, ku ndër të tjera thashë se njerëzit nuk duhet të lexojnë më romane. Është momenti për të fituar aftësi. Unë dhashë një thirrje për veprim. Brenda një dite në trajnimin tim u antarësuan rreth 5 mijë veta. Okay, thashë, tani është momenti për të vënë në zbatim planin, për t’u bërë trajner. Kjo ishte arsyeja pse e lashë emisionin tim. Arsyeja që u largova nga TV ishte se doja të futesha në fushën e kinematografisë”, u shpreh Ermali.


Gjatë intervistës, aktori nuk la pa prekur edhe jetën personale dhe marrëdhënien e tij me Amin.

Puna e ka lidhur Ermalin me shumë femra, por a është xheloze Ami për to? A është ndonjëra që Ami nuk e duron dot?

Kësaj pyetjeje Ermali iu përgjigj:

“Do të gënjeja nëse s’do të thoja ‘Po’. Jam aq i mirë sa i dal të keqes përpara dhe e them vetë, i kam vetë inat këto. E them vetë teksin e Amit “Obobo ajo, obobo kjo …”. Nuk i lë radhë domethënë,”- ka treguar ai me humor.

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506