Ka të drejtë?
Romanca e tyre ishte tamam si një telenovelë. Bella Hadid dhe The Weeknd i dhanë fund lidhjes së tyre dhe këngëtari kanadez u lidh me Selena Gomez, mirëpo edhe kjo lidhje nuk zgjati shumë. Tashmë The Weeknd dhe Bella Hadid janë sërish çift, pasi u kapën “mat” duke u puthur gjithë pasion në Festivalin e Kanës.
Por pas ribashkimit të tyre, Bella paska gjetur disa foto të Selenës në telefonin e partnerit të saj dhe i ka kërkuar atij të fshijë çdo gjë që ka të bëjë me këngëtaren.
“Bella gjeti disa foto shumë seksi të Selenës në telefonin e The Weeknd dhe e detyrou atë ti fshinte, pasi u acarua shumë”, u shpreh një burim i afërt me çiftin për revistën OK, ndërkohë që mësohet se Abel i ka thënë asaj se Selena i përket së shkuarës dhe i fshiu fotot.