Me siguri e keni humbur këtë skenë, por reagimi i tij është epik!
Ai ishte i ftuar së fundmi në emisionin e Luanës ku zbuloi shumë detaje nga jeta e tij profesionale dhe në fund, Ervin Kurti së bashku me gazetaren Lei Kraja i dhanë nga një mesazh publikut.
“Ju dua, por ma ktheni dashurinë mbrapsh”, tha Ervini, por Luana e kuptoi ndryshe dhe i tha: “Të dua shumë, por më kthe dashurinë? Ç’janë këto deklarata në ajër? Si i ka inicialet ai?”.
Por Luana e kuptoi që tha “AI” dhe qeshi e bërtiti “Ajooo! Më fal!”, ndërkohë që mbuloi fytyrën me skaletë, por Ervini me sportivitet i tha:
“Nuk ka rëndësi, dashuria është universale,” tha ai dhe “ashtu është’, iu përgjigj Luana.