Forbes ka publikuar listën për fitimet e reperave për vitin 2018 dhe kur të shihni shifrat, me siguri do të vendosni duart në kokë. Ndoshta keni menduar se është Drake, por jeni gabuar pasi në majë qëndron Jay Z i cili ka zbritur nga froni Puff Diddyn.
Me 76.5 milion dollarë, këngëtari amerikan i sheh të gjitha nga lart, falë të ardhurave të mbledhura nga albumi “4:44” dhe nga turneu botëror së bashku me bashkëshorten Beyonce. Në vend të dytë Puff Diddy me 64 milion dollarë, të fituara nëpërmjet investimeve të bëra në industrinë e pijeve alkoolike. Vendi i tretë shkon për Kendrick Lamar me 58 milion dollarë të ardhura për 2018 dhe në vend të katërt renditet Drake me 47 milion dollarë.