Javët e fundit ka bërë bujë lajmi 'i tradhëtisë' së Feros.
Një fanse e tij i dërgonte foto e video provokuese në Instagram dhe e dashura e tij modele nuk u mendua dy herë duke bërë publike fotot e vajzës teksa i tha qartë të rrinte larg të dashurit të saj.
epo mesa duket këtë hall nuk e paska vetëm Arbenita pasi e njëjta gjë i ka ndodhur dhe modeles Almeda Abazi.
Së fundmi, Amleda i ka kthyer përgjigje fansave në InstaStory dhe njëra prej tyre i ka treguar Almedës se ëndrra e saj më e madhe është që të martohet me bashkëshortin e moderatores.
Siç duket Almeda tashmë është mësuar nga këto dëshira të fanseve dhe i ka marr fjalët e fanses me shumë sportivitet.
“Më fal”, ka shkruar Almeda teksa ka vendosur dhe emojin e një vajze me dorën ngritur duke treguar kështu që Tolga tashmë është i zënë.