INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obobo, pa kokërr leku?! Trejsi Sejdinit i ndodhi e papritura në Tajlandë, por zbuloni si doli nga situata! [FOTO]

Obobo, pa kokërr leku?! Trejsi Sejdinit i ndodhi e papritura në Tajlandë, por zbuloni si doli nga situata! [FOTO]

Publikuar më: 19:53 22-12-2018

Trejsi Sejdini u bë pjesë e Miss Universe, por ndonëse nuk fitoi çmimin e parë, mori në valixhe me dhjetëra dhurata nga Tajlanda. Përpara se hipte në avion, Trejsi u përball me problemin e peshës së tepërt, për të cilën duhet të paguante 159 dollarë më shumë.

18 vjeçarja shqiptare mësohet se nuk kishte më para me vete për të paguar, por falë bujarisë së dhjetëra fansave që ndodheshin në aeroportin Suvarnabhumi, asnjë prej dhuratave nuk mbeti jashtë. Fansat e miss-it shqiptar u organizuan për të mbledhur paratë e nevojshme dhe brenda 10 minutash u arrit shuma që nevojitej.

“Nëse nuk do të hynte në probleme, nuk do ishte vajza jonë”, shkruan një fanse e Trejsit në rrjetet sociale. “Fillimisht, ajo nuk lejoi që fansat të paguanin për bagazhet, por ne i kërkuam që të merrte të gjitha dhuratat në shtëpi.”

Edhe pse nuk fitoi kurorën në Miss Universe, Trejsi Sejdini u kthye në të preferuarën e të rinjve që ndjekin këtë spektakël bukurie.

dini.jpg

 

sjedin.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034291744232178