Të dhënat e një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë fakte optimiste për adoleshentët shqiptarë, pasi 90 % e tyre nga të dy gjinitë shfaqin nivel të lartë kënaqësie. Sipas Monitor 15 vjeçarët shqiptarët shfaqen jo vetëm më mirë se bashkëmoshatarët në rajon, por në rastin e intervistimit të vajzave edhe më mirë se ato të disa vende europiane si Italia, Franca, Gjermania.
Arsyet e studimit nuk specifikohet, teksa atyre u adresohet pyetja se sa të kënaqur jeni me jetën tuaj, të ndarë në një përshkallëzim. E zakonshme do të ishte, që të rinjtë nga shtetet më të pasura në botë zakonisht janë ata, që raportojnë se kanë nivel më të lartë kënaqësie në jetën e tyre. Mbase adoleshentët shqiptarë kënaqen me pak, krahasuar me moshatarët europianë. Në këtë studim janë anketuar 220 mijë njerëz nga 42 shtete të ndryshme në Europë.