INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OBSH jep alarmin: Diabeti një nga vrasësit më të mëdhenj

OBSH jep alarmin: Diabeti një nga vrasësit më të mëdhenj

Publikuar më: 09:06 07-04-2016

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin sa i përket diabetit, që në raportin më të fundit theksohet se po bën një “marshim të  pamëshirshëm”.

Nga të dhënat rezulton, se 1 në 11 njerëz preken nga diabeti. Gjithashtu shifrat për të prekurit me këtë sëmundje janë katërfishuar, nga 108 milionë në vitin 1980 në 422 milionë në vitin 2014.

Nivelet e larta të sheqerit në gjak janë një vrasës i madh, i lidhur me 3.7 milionë vdekje në mbarë botën çdo vit, sipas raportit të OBSH-së.

Dhe sipas zyrtarëve, shifrat po rriten ndjeshëm. Rritje nga diabetit i tipit 1, por mbi të gjitha rritje të frikshme ka diabeti i tipit 2, që lidhen ngushtë me mënyrën e keqe të jetesës së njerëzve. Dr Etienne Krug, zyrtari i OBSH thotë se diabeti është një vrarës i heshtur.

Dështimi për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak sjell pasoja shkatërruese për shëndetin: rrit rrezikun e sulmeve në zemër, dëmtim të veshkave, verbim, si dhe komplikime në shtatzëni.

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373