INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OBSH jep alarmin. Ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në vit

OBSH jep alarmin. Ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në vit

Publikuar më: 11:40 29-10-2018

Ndotja e ajrit po vret shtatë milionë njerëz në vit dhe po dëmton miliarda të tjerë, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë. Më shumë se 90 për qind e popullsisë në botë vuan ndotjen toksike të ajrit e cila ka një efekt drastik në shëndet, veçanërisht tek fëmijët. Ajri toksik i rrezikshëm në popullatën e botës është konsideruar si "një emergjencë e heshtur e shëndetit publik" nga kreu i OBSH.  Askush, i pasur apo i varfër,  nuk mund t'i shpëtojë ndotjes së ajrit. Është një emergjencë e heshtur e shëndetit publik. Fëmijët dhe foshnjat, trupat e të cilëve janë ende në zhvillim, janë më të rrezikuar nga ajri toksik. Të dhënat e fundit tregojnë se rreth 300 milionë njerëz jetojnë në vende ku ndotja e ajrit është gjashtë herë më lart se udhëzimet ndërkombëtare. Drejtoresha e OBSH-së për shëndetin publik dhe mjedisin, Maria Neira, thotë se "Ne duhet të pyesim se çfarë po i bëjmë fëmijëve tanë dhe përgjigjia që kam frikë është e qartë, por edhe tronditëse: ne po ndotim të ardhmen e tyre dhe kjo është shumë shqetësuese për të gjithë ne. Gjithë planeti po vuan pasojat e ndotjes së ajrit. Studiuesit mendojnë se dëmi që shkaktohet nga ndotja e ajrit, siç janë sulmet në zemër dhe sëmundjet e mushkërive, është "vetëm maja e ajsbergut".

Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707