INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OBSH jep alarmin: Ndotja e mjedisit vret çdo vit 1.7 milion fëmijë të pafajshëm

OBSH jep alarmin: Ndotja e mjedisit vret çdo vit 1.7 milion fëmijë të pafajshëm

Publikuar më: 13:22 06-03-2017

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar  se 1.7 milionë fëmijë vdesin çdo vit për shkak të ndotjes së mjedisit.

Shkaqet e vdekjeve të fëmijëve nën moshën pesë vjeçare përfshijnë ujin e pasigurt, mungesën e higjienës, praktikat e varfra të higjienës, ndotja e brendshme dhe ajo e jashtme, si dhe lëndimet.

Këto shifra të reja sa i përket vdekjeve të shkaktuara nga ndotësit kanë qenë fatale për një në katër fëmijë nga mosha një muaj deri në pesë vjet.

Në një raport të kësaj organizate poashtu theksohet se shkaqet më të shpeshta të vdekjes së fëmijëve janë të parandalueshme nëpërmjet ndërhyrjeve tashmë në dispozicion për komunitetet më të prekura.

Këto shkaqe janë diarrea, malaria dhe pneumonia, të cilat  mund të parandalohen duke përdorur rrjete të insekteve nëpër shtretër si dhe qasje të përmirësuar në ujë të pastër.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721