INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

OBSH jep alarmin / Tuberkulozi kërcënon botën [VIDEO]

Publikuar më: 17:32 18-04-2017

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se rreth nëntë milion vetë në mbarë botën janë të prekur nga tuberkulozi ndërkohë që rreth 1, 8 milionë vdesin çdo vit. Pasojat më të rënda vërehen në Azinë e jugut dhe të lindjes, ndjekur nga Afrika dhe rajonet e Paqesorit Perëndimor, duke kapur kështu rreth 85 përqind të numrit total në botë.Tuberkulozi, kërcënuesi i një të tretës së popullsisë botërore dhe një nga sëmundjet më të vjetra të historisë njerëzore, edhe sot e kësaj dite vazhdon të bëhet shkak i vdekjes së shumë personave. Specialistët pohojnë se të sëmurët e kuptojnë vonë sëmundjen dhe shkojnë tek mjeku kur ajo ka avancuar shumë. Kjo situatë ndikon në përhapjen e sëmundjes në të gjithë trupin dhe në shkatërrimin e organeve. Tuberkulozi i cili prek çdo vit 8,4 milionë persona formohet nga mikrobi i quajtur “Mycobacterium tuberculosis” dhe u ngjitet shpejt edhe njerëzve të tjerë.

Risku i përhapjes së sëmundjes së tuberkulozit është shumë i madh, pasi një i sëmurë mund të infektojë 10 deri në 12 persona të tjerë.

Shenjat e sëmundjes mund t’i ndajmë në dy grupe, shenja të përgjithshme dhe shenja të mushkërive. Shenjat e përgjithshme janë temperatura e lartë në darkë, djersitja natën, rënia në peshë, mungesa e oreksit dhe lodhje. Ndërsa shenjat më specifike janë kollitje që zgjat më shumë se dy javë, nxjerrje e sekrecioneve, pështymë me gjak, dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.

Article Logic
Execution time: 0.0033941268920898