INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OBSH: Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë për vetëvrasje të miturish

OBSH: Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë për vetëvrasje të miturish

Publikuar më: 09:31 28-09-2018

Vetëvrasjet e fëmijëve mbeten një ndër format më shqetësuese për OBSH, për të cilin është objektiv reduktimi me 20 % deri në 2020. Sipas këtyre të dhënave, norma e vetëvrasjeve për fëmijët shqiptarë nën 14 vjeç, është ndër më të ulëtat në Europë, përkatësisht 0.1 për 100 mijë, ndërsa normën më të lartë në rajon e ka Serbia.

Vetëvrasjet e fëmijëve nën 14 vjeç:

Serbia 0.4 për 10 mijë
Maqedonia 0.15 për 10 mijë
Shqipëria 0.1 për 100 mijë

Ndërkohë në Europë, sjellja vetëvrasëse te fëmijët është më e lartë në Rusi dhe më e ulëta në Azerbaxhan.

Rusi 0.79 për 10 mijë
Letonia me 0.55 për 10 mijë
Azerbaxhani me 0.05 për 10 mijë

Shkalla e vdekshmërisë midis Europën juglindore dhe qendrore dhe vendeve të BE konvergojnë, duke treguar se pabarazitë në vrasjet e fëmijëve janë në rënie. Por megjithatë shkalla e vrasjeve në vendet e Europës Qendrore, Lindore e Juglindore është 1.8 herë më e lartë se në vendet e BE-së (0.26 për 100 000). Kjo përqindje e lartë e vdekjeve nga qëllimi i papërcaktuar mendohet të jetë për shkak të dhunës . Raporti thekson se rënia më e madhe në nivel sub-rajonal është parë në vendet që u bashkuan me BE në maj 2004, me një reduktim prej 32%. Të dhënat më të fundit të OBSH tregojnë se shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve në rajon është ulur me 11% gjatë pesë viteve (2010-2015).

Article Logic
Execution time: 0.0018172264099121