INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oerd Bylykbashi: Gjykata Kushtetuese peng i shitjes se detit? [FOTO]

Oerd Bylykbashi: Gjykata Kushtetuese peng i shitjes se detit? [FOTO]

Publikuar më: 11:12 11-02-2018

Oerd Bylykbashi ka reaguar për projekt-marrëveshjen për ujërat territoriale të Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas Bylykbashit, Rama ka shtiru hapësirat detare tek fqinjët dhe po punohet që të bllokojë gjykatën Kushtetuese.
Bylykbashi dyshon se kjo do të quhet reforma e detit duke parashikuar që ngërçi në Kushtetuese është shkaktuar prej shefit të qeverisë Edi Rama.

Statusi i plotë:

Rama i ka shitur territorin e Shqiperise‎ grekeve! Tregtari i kufinjve ka bere marreveshje ne fshehtesi dhe ne shkelje te Kushtetutes. Askush nuk di c'fare interesi tjeter kombetar ka tregtuar per pushtetin e tij.

Gjykata Kushtetuese eshte ne kolaps. Nuk merr dot vendime. Nga 9 anetare, vetem 5 jane sot ne detyre me mandat te plote. Rama po bllokon zevendesimin e vendeve bosh. ‎

A mos valle Rama e bllokon Gjykaten Kushtetuese qe ne kete Rremuje te Drejtesise te beje fakt te kryer shitjen e detit dhe Gjykata te mos e anuloje marreveshjen?‎

P.S.: sa here Rama ben ndonje zullum e quan reforme. Shihni kur ta quaje kete Reforma e Detit. Kesaj radhe ata qe do duartrokasin do te jene ne Athine.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828