Ai është një nga aktorët më të dashur të “Apartamentit 2xl”. I ftuar në programin e fundjavës “Një kat më lart” me Ermal Peçi, Visjan Ukcenaj foli për videon dedikuar zyshës së tij.
Në fakt, e gjitha ishtë një video publikuar në instagramin e tij për 7 marsin, ndërsa Visjani pohon se u çudit nga reagimet e portaleve, në një video që ishte vetëm humor.
“Po të shikosh videon, shikon që është e gjitha shumë solare, s’ka asgjë banale. Fundi është një tekst nga kënga e Drake. Nuk flas për asnjë zysh konkrete, më kanë dashur shumë, i kam dashur edhe unë”- tha Visjani.
Me shumë të qeshura, Ermali ritregoi edhe njëherë videon në program ndërsa pyet Visjanin se si ndihet kur vetëm për një video flitet online më shumë se çdo gjë tjetër që bën.
“Nuk më interesojnë portalet. Kur gjërat janë shumë të vogla, nuk humbas kohë më to. Lajmet u shkruajtën për të tërhequr vëmendjen’’–vijoi aktori. A e telefonuan të afërmit pas videos, i tha dikush ta fshij videon? Zbuloni më shumë pas minutës së 2-të të videos nga programi.