INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oferta e çmendur e një lokali në Beograd për golat që pëson Shqipëria

Oferta e çmendur e një lokali në Beograd për golat që pëson Shqipëria

Publikuar më: 09:07 02-06-2016

Kombëtarja serbe nuk do të marrë pjesë në Europianin që starton të premten e ardhshme, por kjo nuk do të thotë që serbët nuk janë të interesuar se çfarë do të ndodhë nga data 10 qershor deri më 10 korrik në Francë.

Sidomos vëmendje të veçantë do të ketë në datat 11, 15 dhe 19 qershor kur do të luajë ndeshjet kombëtarja që i la jashtë këtij kompeticioni, Shqipëria.

Një lokal në Beograd ka bërë një ofertë mjaft interesante duke i ftuar tifozët që ndeshjet e Shqipërisë t’i shohin bashkë.

Lokali ofron 5% ulje për çdo gol që do të pësojë Shqipëria dhe Kroacia, ndërsa vodka falas për të gjithë në rast se Europianin do ta fitojë Rusia.

Por, duke ditur që Shqipëria e De Biasit nuk ka pësuar ndonjëherë më shumë se dy gola për ndeshje, tifozët serbë nuk pritet të përfitojnë shumë nga oferta e lokalit, por të paktën do të kenë kënaqësinë të shohin Shqipërinë në Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336