INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ofertë e “çmendur” për telefonin e gazetares, me të cilin Erdogan foli mbrëmjen e puçit [VIDEO]

Publikuar më: 13:36 05-08-2016

Intervista e gazetares së CNN Turk me presidentin turk Recep Tayip Erdogan është vlerësuar tepër nga ana profesionale. Por kjo nuk është e tëra. Përveç telefonatave falënderuese, ditë më pas, ajo ka marrë edhe një ofertë për telefonin e saj me të cilin realizoi intervistën.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një ofertë prej 250 mijë dollarësh për të blerë telefonin e saj.

Në momentin kur ushtria turke po përpiqej të rrëzonte presidenti turk Recep Tajip Erdogan, kreu i shtetit turk vendosi të përdorte aplikacionin FaceTime për të dhënë një intervistë për gazetaren Hande Firat.

Gjatë intervistës, Erdogan i kishte bërë thirrje popullit turk të ngrihej dhe të rrëzonte grushtin e shtetit. Dhe menjëherë shumë mbështetës të Erdogan u ngritën kundër rebelëve dhe pati përleshje ku mbetën shumë të vrarë.

Article Logic
Execution time: 0.0032918453216553