INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është ajo që mendoni! BALENCIAGA bie nga froni, ja kush është marka e veshjeve më “HOT” në botë[FOTO]

Nuk është ajo që mendoni! BALENCIAGA bie nga froni, ja kush është marka e veshjeve më “HOT” në botë[FOTO]

Publikuar më: 20:31 07-11-2018

Për të parën herë Off-White renditet si firma më në trend për momentin dukë lënë pas emra të mëdhenj si Gucci, Balenciaga, të cilat mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë.

 

Firma prestigjioze Lyst, e cila bën rankimin e markave të botës së modës në bazë të analizave që ajo i bën 5 milionë produkteve të cilat hidhen në treg dhe ndjek ecurinë e produkteve të tyre në treg, ajo nxori renditjen. Për ta vendosur në një kontekst, në listën e 10 produkteve më të shitura luksoze, Off-White ka dy produkte, gjë e cila nuk është arritur nga asnjë firmë tjetër.

Firma e veshjeve sportive kontemporane Off-White është themeluar nga Virgil Abloh, i cili është mjaft i njohur në botën e modës si Drejtori Kreativ i Louis Vuitton për veshjet e meshkujve. Off-White ka bashkëpunuar me firma të mëdha si Nike dhe Ikea, gjë e cila i ka sjellë atyre shumë popullaritet. Rritja e saj ka qenë graduale dhe pa ngadalësim, duke fituar edhe shumë respekt nga komuniteti i Hip-Hop-it, i cili i ka dhënë shumë dashuri kësaj firme për ta ngritur atë në këto nivele.

Më poshtë keni renditjen e firmave për 6 mujorin e parë të 2018 dhe të produkteve më kërkuara, ku duket dhe dominanca e Off-White.

Firmat më të kërkuara

1. Off-White
2. Gucci
3. Balenciaga
4. Nike
5. Prada
6. Versace
7. Yeezy
8. Vetements
9. Fendi
10. Valentino

 

Produktet më të kërkuara

1. Dior Saddle Bag
2. Off-White Logo Belt
3. Birkenstock Madrid Sandal
4. Jonathan Simkhai Lace-Up Jeans
5. Nike M2K Tekno Sneakers
6. Off-White Denim Jacket
7. Staud Shirley Bag
8. Gucci Flashtrek Sneakers
9. Ganni Dainty Georgette Wrap Skirt
10. Saint Laurent LouLou Sunglasses

off_white_logo_belt.jpg

of_white.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166