INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Offset i kërkon falje publike Cardi B. Ja video-ja emocionuese që i lutet të rikthehen sëbashku…[FOTO-VIDEO]

Offset i kërkon falje publike Cardi B. Ja video-ja emocionuese që i lutet të rikthehen sëbashku…[FOTO-VIDEO]

Publikuar më: 12:47 16-12-2018

Ata pranuan se thjesht nuk ishin më të dashuruar me njëri-tjetrin, por fansat zbuluan se bëhet fjalë për një tradhëti ndaj Cardi.

Reperja duket se ka vazhduar normalisht jetën e saj, por Offset vazhdimisht po i lutet publikisht që të kthehet. E fundit ishte videoja që vetë ai publikoi në Instagramin e tij.

 zxdfhydftgdhtgd.png

 

“Kam vetëm një dëshirë për ditëlindje dhe kjo është të rikthehet gruaja ime, Cardi. Po kalojmë shumë gjëra tani, shumë gjëra në media. Dua të të kërkoj falje, Cardi. Të turpërova. Të bëra të dukeshe e çmendur. Mora pjesë në një aktivitet që nuk duhej, dhe të kërkoj falje. E kupton se çfarë dua të them? Falje që të theva zemrën, që theva premtimin tonë, që theva premtimin e Zotit dhe që isha një bashkëshort egoist dhe i ngatërruar. Po mundohem të jem një njeri më i mirë. Dua ta heq këtë peshë nga shpatullat. Të kërkoj falje Cardi. Të dua ty dhe Kulture. Dua të kaloj Krishtlindjet me ty. Dua të kem mundësinë të jetoj të gjithë jetën me ty. Të kërkoj falje. Më fal për çfarë të kam bërë. Nuk kryeva marrëdhënie me atë vajzë, por po e argëtoja, më kupton? Të kërkoj falje dhe të dua dhe shpresoj të më falësh. Dëshira ime për ditëlindje është të të kem ty sërish.”- foli ai në një video tepër emocionale.

Një falje e kërkuar publikisht në këtë mënyrë rrallë herë ka ndodhur, dhe sigurisht që Cardi ka një përgjigje. Ajo i ka kërkuar fansave të mos e sulmojnë ish-bashkëshortin e saj, por nuk tregoi nëse do të rikthehej apo jo me të.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387