Kohët e fundit, Cardi B dhe partneri i saj Offset janë kthyer në qendër të mediave për shkak të ndarjes së tyre të bujshme.
Ishte vetë reperi, i cili tradhëtoi nënën e vajzës së tij dhe kjo e fundit vendosi që të ndahet nga ai.
Offset u prek shumë nga ky vendim, i cili i kërkoi falje publike nëpërmjet një videoje në ‘Instagram’, por jo vetëm, ai ka bërë përpjekje të vazhdueshme që t'i mbush mendjen këngëtares që ta fali.
Tani ai po përpiqet sërisht ti mbushë mendjen, kësaj rradhe po mundohet të joshë reperen nëpërmjet dhuratave luksoze që kapin shifra marramendëse, raporton ‘revistawho.com’. Cardi ka publikuar në ‘Instagramin’ e saj një video ku tregon të gjitha dhuratat që ka marrë për Krishtlindje dhe janë të gjitha ato që një femër dëshiron.
Me sa duket Cardi ka vendour të falë partnerin e saj dhe tashmë po rikuperojnë marrëdhënien.