Ndarja e reperes së famshme Cardi B nga partneri i saj Offset, bëri bujë të madhe në mediat rozë.
Mësohet se Offset ka shpenzuar rreth 15.000 dollarë, në përpjekjen e tij të dështuar për ta kthyer ish-të dashurën e tij, Cardi B.
Reperi ndërhyri në skenën ku interpretonte këngëtarja, ku kishte organizuar një surprizë, në përpjekje për t’i rregulluar marrëdhëniet.
27-vjeçari kishte ndërtuar një baner me lule, ku shkruante: “Më prano prapë”, ndërsa në këtë mënyrë i kërkonte falje ish-të dashurës së tij, të cilën thuhet se e ka tradhtuar.
Burime të TMZ, kanë thënë se ai kishte blerë trëndafila që qëndrojnë deri në një vit, ndërsa për rregullimin e mbishkrimit janë angazhuar tetë persona.
Megjithatë, kjo përpjekje i ka shkuar huq reperit, pasi Cardi B ka refuzuar që të ribashkohet me të.
Ndërkohë, ka pasur thashetheme se e gjithë ngjarja ka qenë e montuar dhe është bërë për publicitet.
Mirëpo, reperja i ka hedhur poshtë duke thënë se nuk e ka ditur se ish- patneri i saj ka përgatitur diçka të tillë.