Prej shumë vitesh kafshët janë përdorur jo vetëm për të shoqëruar njerëzit por edhe për t’i ndihmuar në shumë detyra të ndryshme. Që në vitin 1950 është hapur “Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë”.
Në vitet e regjimit komunist këta qen janë përdorur vetëm për të ruajtur kufirin, nga ku në gjuhë popullore Pastorit Gjerman i thërrasim qen kufiri. Por me ardhjen e demokracisë në vitet 90’ kriminaliteti u shtua si në sasi ashtu edhe në forma. Për këtë arsye qentë e policisë stërviten për zbulimin e eksplozivëve, parave dhe narkotikëve. Këto stërvitje nuk kryhen vetëm nga oficerët e ndryshëm të cilët janë të specializuar në stërvitjen e qenve, por edhe nga programe Amerikane dhe në bashkëpunim me policinë e shtetit të Kosovës. Këta qen stërviten dhe punojnë në mënyrë të palodhur dhe sigurisht që përkujdesja për ta është maksimale. Në ambientet e Institutit, përveç ambienteve për stërvitje, ka ambiente për pushimin, argëtimin dhe përkujdesjen shëndetësore për këta qen. Por jo të gjithë këlyshat që lindin në Institut arrijnë të marrin titullin “Qen Polic”, disa prej tyre skartohen. Për këta qen dhe për ata që e kryejnë detyrën e tyre dhe dalin në pension ka një program të veçantë. Ministria e Ekonomisë shpall një ankand për ata dhe kush të dojë mund të bëhet pronari i njërit prej tyre.
Për të ditur më shumë se çfarë ndodh në këtë Institut ndiqni rubriken “Life is Better with Friends” në emisionin “In Life”.