INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oficerja nga Vlora pranon të bashkëpunojë, dëshmia e saj ‘rrezikon’ ish ministrin Tahiri

Oficerja nga Vlora pranon të bashkëpunojë, dëshmia e saj ‘rrezikon’ ish ministrin Tahiri

Publikuar më: 09:26 22-10-2017

Një ditë më parë Prokuroria paraqiti provat në seancën me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve, ku prova më e fortë u cilësua dëshmia e një oficereje policie në Vlorë, e cila ka pranuar të bashkëpunojë.

Kjo oficere nga Vlora ka pranuar të bashkëpunojë për të dhënë dëshminë e saj. Ajo ëhstë kthyer në një provë të fortë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të kërkuar heqjen e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe arrestimin e tij për akuzën e “Trafikut të drogës” dhe “Korrupsionit pasiv”.

Kjo e fundit, thuhet se ka pasur njohje me Moisi Habilajn, trafikantin që përmend në bisedat e tij ish-ministrin, dhe mësohet se ka folur dhe ka dhënë dëshminë e saj para Prokurorisë kundër Saimir Tahirit.

Gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Krimeve të Rënda ka mësuar në përgjimet e bisedave të anëtarëve të grupit, se kjo oficere ka qënë mike e kreut të grupit kriminal, Moisi Habilaj, i arrestuar pak ditë më parë nga prokuroria e Katanias.

Nisur nga këto të dhëna, Prokuroria ka shoqëruar pak ditë më parë këtë punonjëse police, duke i administruar dëshminë e saj në dosje.

Mësohet se oficerja ka treguar miqësinë që ka patur me Moisi Habiljan, duke shtuar se ky i fundit i ka thënë se është kushëri i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm.

Ajo ka dëshmuar se kjo bisedë është bërë në një Bar-Kafe në qytetin e Vlorës .Sipas kësaj ofiecere, Moisi Habilaj i ka pohuar se kishte siguri në këtë punë, pasi ishte kushëri i Tahirit. Madje ajo pretendon se Habilaj i ka premtuar se do ndërhynte lart për ta ngritur në gradë dhe për ta emëruar në një pozicion më të mirë punë në polici.

Oficerja, e cila ishte kthyer në informatore të Habilajve, ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë, por nisur nga situata, ka kërkuar garantimin e mbrojtjes fizike dhe jetës së familjarëve të saj.

Shkak për këtë lëvizje të saj, duket se ka qenë frika e arrestimit nga policia, duke pranuar të rrëfejë gjithçka di rreth lëvizjeve të grupit që drejtohej me Habilaj.

Dëshmia e oficeres është administruar tashmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe madje është përmendur në Këshillin e Mandateve si një provë e fortë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943