INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oh jo! Justin Bieber na jep mundësinë të shohim në brendësi të sëmundjes së tij:''Më ndihmoni, lutjuni Zotit për mua''[FOTO]

Oh jo! Justin Bieber na jep mundësinë të shohim në brendësi të sëmundjes së tij:''Më ndihmoni, lutjuni Zotit për mua''[FOTO]

Publikuar më: 17:15 10-03-2019

Justin Bieber është duke kaluar periudhën më të errët të jetës së tij. Duket se këngëtari pas martesës me bukuroshen Hailey Baldwin tashmë nuk ndihet aspak mirë me shëndetin e tij mendor.

Në një rrëfim të sinqertë për të gjithë fansat e tij, Justin ka ndjerë detyrimin t’i mbajë ata në dijeni se çfarë është duke e kaluar në këtë periudhë të jetës.

Ai na lejon ne të njohim sëmundjen e tij dhe kërkon që të lutemi për të:

“Thjesht doja t’ju mbaja të informuar paksa rreth asaj që po kaloj. Kam hasur shumë vështirësi. Ndihem shumë i shkëputur nga bota dhe i çuditshëm. Shpeshherë bëj hapa pas, kështu që nuk jam i shqetësuar, thjesht doja t’ju kërkoja që të luteni për mua. Zoti është besnik dhe lutjet tona vërtet dëgjohen”, shkruan ndër të tjera Justin.

Article Logic
Execution time: 0.0043520927429199