Me siguri ju kujtohet deklarata disi kontraversale e Ledri Vulës për reperet femra.
'E kan ul shumë nivelin, tani edhe femrat jan t'u bo rep', u shpreh Ledri në një intervistë.
Por, në atë kohë të vetmet të cilat reaguan pas kësaj deklarate ishin këngëtaret Edona Vatoci dhe Dafina Zeqiri nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, duke treguar qartë se nuk u kishte pëlqyer aspak kjo deklaratë.
Menjëherë pas bujës, Ledri sqaroi se nuk ka asgjë kundër repereve femra, por problemi qëndron tek tekstet dhe fjalët e pista që përdoren në rep, e madje dhe nga reperet femra. Për më tepër Ledri tregoi gjithashtu se ai ka bashkëpunuar me Taynën dhe do të ishte absurde të shprehej kundër repreve femra.
Gjithsesi pas një deklarate të tillë shumë njerëz mbetën të dyjëzuar nëse reperi ndihej i sfiduar apo ishte keqkuptuar në atë që tha.
Teksa në atë kohë Tayna, nuk reagoi mbi këtë deklaratë, sot në Instastories, reperja ka ripostuar një tweet, nga reperi Lil Baby, duke u shprehur se në fakt ajo është e dashuruar me frymën e re të femrave në rep.