Bella Hadid është një prej supermodeleve më të njohura në industrinë e modës, por gjithashtu dhe një prej vajzave më të përfolura.
Ndonëse shpesh herë modelja është përballur me kritika mbi ndërhyrje të mundshme estetike në fytyrë, ajo kurrë nuk e ka pranuar këtë gjë dhe gjithsesi me apo pa operacione, konsiderohet si një prej vajzave më të bukura në botë.
E megjithatë ajo që na kishte shpëtuar nga sytë deri më tani, është fakti se pikërisht një modele shqiptare duket fiks si sozia e Bella Hadid.
Po flasim pikërisht për modelen Megi Luka.
Të dyja bukuroshet kanë tipare mjaft të ngjashme. Me sytë blu, mollëzat e theksura dhe flokët brune, vajzat mund të ishin fare lehtë motra binjake.
Dhe duket se vetë modelja shqiptare është mjaft koshiente për këtë ngjashmëri, pasi ajo ka postuar një foto duke bërë "tag" Bellën.
Epo, pasi nuk ishte dyshim se Xhesika Berberi është Gigi Hadid shqiptare, tani mund të rrimë të qetë, sepse gjetëm dhe sozinë "motrës" së saj.