INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OK, fjala më e rëndësishme e botës. Ja si nisi me humor

OK, fjala më e rëndësishme e botës. Ja si nisi me humor

Publikuar më: 10:47 24-03-2017

Kjo e enjte, 23 mars 2017, është ditëlindja e 178 e fjalës më të rëndësishme në Amerikë dhe në botë.

OK?

Po, OK është ajo fjalë. Dhe ajo lindi në faqen e dytë të gazetës “Boston Morning Post” , në 23 mars 1839 që i binte e shtunë, citon mediat britanike.

Në fakt, OK ishte aq e suksesshme që nga fillimi saqë ditëlindja e kësaj fjale nuk do të mund të dallohej më deri një shekull më vonë kur profesori i Universiteti të Kolumbias, Allen Walker Read, botoi një seri artikujt mbi OK-ein në gazetën “American Speech”. Duke shfletuar thuajse çdo faqe të çdo gazete të botuar në Boston nga fundi i viteve 1830, ai provoi se të gjitha OK-eit të çonin tek 23-marsi.

Në atë kohë, moda për shkurtime humoristike gjallëronte faqet e gazetave në Boston, disa duke përdorur inicialet e sakta për humor për emrat dhe aktivitetet, si A.B.R.S për  “Anti Bell Ringing Society” dhe O.F.M për “njeriun tonë të parë” dhe disa me gabime të qëllimshme, si O.K. ose O.W (në rregull). Kështu, konteksti për një gabim drejtshkrimi me humor ishte jashtëzakonisht efektiv, citon Syri.net.

Botuesi i “Morning Post” e pëlqente sajimin e tij të ri – që në filllesë ishte “o.k” – dhe e përdori atë disa herë atë vit. Ndërkohë, edhe gazeta të tjera në Boston e pëlqyen dhe filluan ta përdornin kombinimin e veçantë të K-së brenda vijës së lakuar O.

Deri në fund të vitit 1840, OK u bë kaq e suksesshme saqë nxiti një shkrimtar që të shkruante dhe publikonte në “Boston Times” një poemë komike rreth saj.

Pastaj historia e OK-it bëhet më e mistershme. Dikush futi idenë që ta përdorte për të miratuar dokumentet. ( Nuk ishte Presidenti Andreë Jackson, ky ishte lajm i gënjeshtërt.)

Dhe kur hekurudha dhe telegrafi u zhvilluan, dikush hodhi idenë që ta përdote si sinjal që treni do të arrinte në kohë. Dhe kështu vazhdoi

Article Logic
Execution time: 0.0035011768341064