Luana Vjollca ka tërhequr shumë vëmendjen me fotot e setit të ri fotografik ku shfaqet e veshur me jeshile dhe në super formë duke pozuar në pyll.
Mes komenteve të shumta ka rënë në sy ai i Getoarit i cili i shkruan: "Shume e bukur kjo vaska me tyl", duke ia prishur të gjithë imazhin e fotos duke qenë se aty nuk ka vaskë.
"S'rrije dot pa ma kthy", i thotë Luana e cila pak më parë i kishte komentuar gjithashtu Getoarit në foton e tij.
Ky i fundit ka pozuar gjatë një koncerti dhe Luana në vend ta komplimentonte i tha: "Shume e bukur ajo ku mban ujin", duke e kthyer vëmendjen në tjetërkund.