Tashmë romanca e shumë komentuar mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid nuk është më diçka e re.
Ajo që nisi të komentohej pasi u mor vesh lajmi i lidhjes së aluduar të tyre, ishte marrëdhënia e Duas me dy "kunatat" e saj, Bella dhe Gigi.
E teksa e dinim që Gigi ka qenë gjithmonë një fanse e Duas dhe e ka shprehur publikisht këtë gjë, Bella e cila nuk e kishte Duan as "follow" në Instagram kishte filluar të jepte përshtypjen e kunatës së keqe.
Por sigurisht, kjo zgjati shumë pak, pasi duekt se Bella i ka bërë follow Duas në Instagram dhe mund të themi se nuk ka më dyshime për lidhjen e Anwar dhe Duas.
Gjërat po bëhen familjare kaq shpejt!