Moderatorja e njohur e ekranit, Elita Rudi feston sot ditëlindjen dhe ky vit e ka gjetur më të plotësuar se kurrë, kjo pasi pak muaj më parë bukuroshja u bë nënë e një djali të quajtur Zëri.
E teksa jemi mësuar t'a shohim Elitën prej kohësh si në televizion ashtu dhe në rrjete social, sa na duket një përjetësi sikur e njohim, në fakt ndoshta do të habiteni kur të mësoni moshën e moderatores.
Elita sot ka festuar ditëlindjen e 26-të, dhe për fat të keq ajo nuk e feston këtë vit ditëlindjen pranë Gjikos.
Vitin e kaluar, çifti jo vetëm që ishin pranë njëri-tjetrit por edhe vendosën të shkojnë drejt altarit. Teksa Elita festonte 25-vjetorin e lindjes, Gjiko i propozoi moderatores për martesë.