INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

OKB analizon se nga vijnë dëmet e fatkeqësive natyrore në Shqipëri[VIDEO]

Publikuar më: 10:58 07-12-2017

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga fatkeqësitë përmes një analizë të hollësishme raporton se 80% të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në Shqipëri vijnë nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës.
Gjatë viteve të fundit, 38.2% e dëmit ekonomik është krijuar nga përmbytjet dhe 33.5%, nga rrëshqitja e tokës dhe 7% janë dëme të krijuara nga përmbytjet e shpejta. Pjesa e mbetur e dëmeve prej rreth 20 për qind ndahet ndërmjet dëmeve që kanë sjellë tërmetet, shtrëngatat, zjarret, stuhitë e borës, etj.
Zyra e Kombeve të Bashkuara llogarit që për 15 vite në Shqipëri  janë shkatërruar plotësisht 118 shtëpi, janë dëmtuar rëndë rreth 2000 të tjera dhe janë zhvendosur nga vendbanimet më shumë se 3600 njerëz. Sipas OKB-së dëmi ekonomik ka qenë 21 milionë euro.
Por Zyra e Kombeve të Bashkuara llogarit humbjet nga fatkeqësitë natyrorë në bazë të disa klasifikimeve. Një fatkeqësi që të konsiderohet e rëndë dhe të shpallet gjëndja e jashtëzakonshme duhet që të kenë humbur jetën të paktën 10 persona dhe mbi 100 persona të tjerë të jenë të rrezikuar seriozisht.

Article Logic
Execution time: 0.003795862197876