Në mënyrë të papritur Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley ka dhënë dorëheqjen.
Sipas mediave, presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e saj.
Haley, ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, mbulonte rolin e ambasadores amerikane në OKB nga janari i vitit 2017.
Mediat shkruajnë se dorëheqja erdhi si rezultat i një hetimi kundër saj të iniciuar nga Crew, organi që mbikëqyr përgjegjësinë etike të politikanëve në Uashington, pas shtatë udhëtimeve luksoze në avionë privatë të pranuar nga ish- guvernatorja e Karolinës së Jugut, ku bashkëshorti i saj ishte i pranishëm në disa prej këtyre fluturimeve.
Ndërkohë nga ana tjetër Nikki Haley e bëri të qartë se do të bëjë fushatë për Donald Trump.