Grupi ekstremist, Shteti Islamik synon të bashkohet sërish për ndonjë kryengritje, është ky alarmi që jep një grup i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit.
Qëndrimi i tyre është i bazuar në raportin e OKB-së për grupin ekstremist, në të cilën është thënë se “qendra e tij e gravitetit” gjendet në Irak, aty edhe ku besohet se jeton lideri i këtij grupi, Abu Bakr al-Bghadi.
Pas largimit nga Baghuzi në muajin mars, njëherësh bazës së fundit në Siri, udhëheqësia e IS-it tani synon të përgatitet për rikthim, është thënë në raport.
Aty është thënë edhe se ky grup e shfrytëzon “propagandën” për të udhëhequr si “rrjet terrorist global”.
Kujtojmë se dy vite më parë sulmet terroriste pushtuan shumë shtete europiane duke vrarë me qindra viktima.