INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OKB: Më shumë se 100 aktivistë të të drejtave të njeriut u vranë në Kolumbi në 2017

OKB: Më shumë se 100 aktivistë të të drejtave të njeriut u vranë në Kolumbi në 2017

Publikuar më: 12:00 21-12-2017

Më shumë se 100 mbrojtës të të drejtave të njeriut janë vrarë këtë vit në Kolumbi, sipas Kombeve të Bashkuara, e cila kërkoi më shumë përgjegjësi dhe mbrojtje më të mirë. Aktivistët kanë qenë veçanërisht në rrezik në rajonet që u çliruan nga luftëtarët rebelë, nën një marrëveshje paqeje të nënshkruar vitin e kaluar, duke lënë një vakum të pushtetit, tha në një deklaratë zyra e të drejtave të njeriut të OKB-së në Kolumbi. Marrëveshja e paqes e nënshkruar nga qeveria kolumbiane dhe Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) i dhanë fund një lufte civile që kishte zgjatur një gjysmë shekulli. Sipas shifrave të bëra publike nga OKB Në vitin 2016, 127 mbrojtës të drejtave dhe udhëheqës të komunitetit u vranë, ndërsa në vitin 2015 numri i tyre ishte 59 .

Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783