INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OKB nis ndihma humanitare për qytetarët sirianë

OKB nis ndihma humanitare për qytetarët sirianë

Publikuar më: 18:48 29-02-2016

Organizata e Kombeve të Bashkuara, po shfrytëzon armëpushimin për të furnizuar me ushqim, veshje dhe medikamente, qytetarët sirianë të prekur nga lufta. Vetëm gjatë orëve të fundit, bëhet me dije se 150.000 sirianë kanë marrë ndihma humanitare, teksa OKB planifikon që brenda muajit mars, t’iu vijë në ndihmë 1.7 milionë banorëve.

Pavarësisht akuzave të ndërsjella midis ndërkombëtarëve, situata në Siri është përmirësuar gjatë orëve të fundit. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga zëdhënësit e grupeve rebele, të cilat kundërshtojnë regjimin e Bashar al-Assad. Sipas mediave ndërkombëtare, ndalimi i bombardimeve ka çuar edhe në rihapjen e disa shkollave të ciklit të ulët. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan, John Kerry, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, tema e të cilës ka qenë pikërisht rrespektimi i marrëveshjes së armëpushimit për Sirinë.

Akordi që hyri në fuqi ditën e shtunë, u raportua se nuk ishte respektuar plotësisht, pasi në Siri kishte patur sërisht sulme ushtarake, megjithatë, palët duket se kanë vendosur që t’i qëndrojnë marrëveshjes së tyre. Sipas burimeve zyrtare, thuhet se biseda ishte mbajtur me kërkesë të palës ruse dhe se dy përfaqësuesit kishin pranuar që të zgjeronin bashkëpunimin mes shteteve respektive në Lindjen e Mesme.

Article Logic
Execution time: 0.0036008358001709